Ish mjeku i UÇK-së: Kryeministri Haradinaj ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së: Kryeministri Haradinaj ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore

Nga: H.O. Më: 11 qershor 2018 Në ora: 23:09
Pamje nga ngjarja në Prizren

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka komentuar gjestin e djeshëm të kryeministrit Ramush Haradinaj, kur ky i fundit largoj nga foltorja një grua të moshuar në tubimin e mbajtur në Prizren.

Ai shkruan në Facebook se definitivisht kryeministri Haradinaj ka nevojë për pushim mendor, ai ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore spo psikologjike.

Ai thotë se ndihet i turpëruar pse Kosova ka një kryeministër emocionalisht jo stabil.

Postimi i plotë:

Definitivisht kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka nevojë për një pushim mendor. Vendimi i tij për ta larguar vetë nga tribuna një grua që po e prishte agjendën e një manifestimi, nuk tregon as më shumë as më pak sesa njeriun e pabalancuar psiqikisht dhe emocionalisht. Kryeministri ka nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, apo psikologjije. Për veprimin e tij duhet të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje. Nëse ai nuk e bën këtë nuk është njeri normal. Nëse vazhdon mandatin e tij pas këtij incidenti dhe populli lejon që të jetë i udhëhequr nga ky njeri i pabalancuar psiqiikisht, atëherë diçka nuk është në rregull me vetë popullin. Gjesti i tij më b?ri të ndjehem i turpëruar pse shteti im ka një kryeministër emocionalisht jo stabil. Dorëheqja ose shkarkimi nga detyra është rruga e vetme. Opozita duhet të bashkohet dhe të veprojë sa më shpejt dhe sa më fuqishëm pas këtij incidenti që të mos lejojë njeriun që ka shkelur dinjitetin e shtetit dhe të qytetarëve të saj të udhëheq qoftë edhe një ditë më tutje me vendin. Nëse kjo nuk arrihet, Kosova tregon se nuk ka opozitë, nuk ka qytetari aktive dhe madje nuk është fare shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat