“Vendimi i dyshimtë i Kushtetueses për rritjen e pagave”

Aktuale

“Vendimi i dyshimtë i Kushtetueses për rritjen e pagave”

Nga: H.O. Më: 11 qershor 2018 Në ora: 23:33
Ilustrim

Sot Gjykata Kushtetuese ka marr vendim pro kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave. Pas këtij vendimi ka pasur reagime të shumta nga zyrtarë politikë në vend.

Image
Skender Zogaj

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj thotë se kjo gjykatë deri më tani ka marrë shumë vendime të dyshimta, e të tillë e bëjnë edhe këtë vendim për rritjen e pagave.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës me varg vendimesh të dyshimta, që janë konsideruar të porositura nga politika dhe për qëllime interesash të ngushta politike, e bëjnë të dyshimtë edhe vendimin për rritjen e pagave! Mendoj se, pagat nuk është dashur të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse vendimi “për” ose “kundër” lënë shumë hapësirë mospajtmi  dhe për tu kundërshtuar”, thotë Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat