Rogova dyshon se Haradinaj përdor dhunë edhe në shtëpi

Aktuale

Rogova dyshon se Haradinaj përdor dhunë edhe në shtëpi

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 00:25
Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj

Igballe Rogova, nga Rrjeti i Grupeve të Grave, ka reaguar pas sjelljes që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tregoi ndaj një zonje nga Shqipëria, të dielën.

Haradinaj ka larguar zonjën me dhunë nga foltorja, gjatë ceremonisë së shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Duke e parë një reagim të tillë, Rogova ka thënë se Haradinaj ka treguar dominimin patriarkal, që ekziston ende. 

Për më tëpër, udhëheqësja e Rrjetit të Grave, në një intervistë në emisionin Frontal, ka thënë se dyshon se të njejtin reagim Haradinaj e ka edhe në familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat