Incidenti në Prizren tregon raportet ndërmjet Veselit e Haradinajt

Aktuale

Incidenti në Prizren tregon raportet ndërmjet Veselit e Haradinajt

Nga: H.O. Më: 12 qershor 2018 Në ora: 09:50
Pamje nga ngjarja në Prizren

Profesor, doktor Binak Maxharraj në një postim të tij në Facebook ka përmendur sërish incidentin në Prizren që ndodhi me një zonjë të moshuar.

Derisa ajo kishte marrë fjalën, kryeministri Ramush Haradinaj e largoi nga foltorja. Por sipas Maxharrajt, derisa Kadri Veseli ia rregulloi mikrofonin e më pas Haradinaj e largoi, kjo tregon një rrëmujë institucionale.

Postimi i plotë:

Incidenti me zonjën ne Prizren.

DIÇKA KËTU NUK SHKON:

1.Kadri Veseli shkon e ja rregullon mikrofonin zonjës,

2.Ramush Harajdinaj,rrept shkon e ja rremben mikrofonin zonjës e kapë për dore duke e përplasë,

A nuk i thonë krejtë kësaj rremuaj institucionale,qe nuk dihet së kush është kushi,e ne te vertet nuk janë askushi.Ia morën fytyrën shtetit,na banë prralla e zotit.

Zorin më te madh këta e kanë midis vetit,hala s'po din së kush është kushi.Turp.Një fjalë thotë:Fali o Zot se as vete nuk po dijnë së çka po bajnë.Janë krejtë të pavetedije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat