Drejtori i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa edhe këtë vit ka publikur milionat e tij në AKK. Ai ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme shtëpi, banesë e lokale, derisa në emër të bashkëshortes një veturë në vlerën 31 mijë euro.
Mustafa është kujdesur që të kursejë shumë, duke mbajtur mbi 183 mijë euro në bankat e Kosovës. Por siç ka deklaruar ai, thuajse të njëjtën shifër e ka borxh kredie rreth 182 mijë euro.
Ai ka deklaruar edhe të hyrat e tij vjetore mbi 53 mijë euro në vit. Pasuria e tij në total, sillet mbi 1 milionë e 100 mijë euro.