Dialogu, Kozarev: Deklaratë e pavërtetë e Arifit

Aktuale

Dialogu, Kozarev: Deklaratë e pavërtetë e Arifit

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 13:16
Ilustrim

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar ndaj deklaratave të Avni Arifit, kryenegociator i Kosovës për dialogun me Serbinë, duke thënë se pohimet e tij se Prishtina asnjëherë nuk ka ndërprerë dialogun, nuk janë të vërteta.

Zëvendës drejtori i kësaj zyre Dushan Kozarev tha se Prishtina me vendim të Parlamentit për muaj me radhë, pezulloi zyrtarisht pjesëmarrjen në dialog, dhe se Qeveria e Kosovës, deri në fillim të marsit, nuk pranoi të hyjë në procesin e themelimit të asociacionit serb.

“Kjo duhet të shoqërohet nga një sërë deklaratash nga zyrtarët politikë shqiptarë në Prishtinë, se krijimi i bashkësisë së komunitetit serb duhet të kushtëzohet me pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe refuzimin për të marrë pjesë në bisedimet në Bruksel, në të cilën asociacioni është temë kryesore” , tha Kozarev.

Sipas fjalëve të tij, asociacioni nuk është vetëm një nga elementet e Marrëveshjes së Brukselit, por rezultati "më objektiv" i dialogut, jo vetëm për Beogradin, pasi asociacionit i referohen gjashtë nga 15 pikat e para të atij dokumenti.

“Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes së parë të Brukselit dhe çdo përpjekje nga Prishtina për të krijuar një bashkësi të komunave serbe është diçka që nuk është pjesë përbërëse e kësaj marrëveshjeje, është vetëmohimi më i neveritshëm dhe shmangia e detyrimeve të marra në procesin e negociatave", tha Kozarev.

Ai përsëriti se dialogu është i nevojshëm për të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat