Haradinaj tregon prioritetet e plotësuara të Kosovës për reforma evropiane

Aktuale

Haradinaj tregon prioritetet e plotësuara të Kosovës për reforma evropiane

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:29
Kryeministri Ramush Haradinaj

(E plotësuar)- Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka shprehur besimin se institucionet vendore do të ketë angazhim më të madh në mënyrë që të përmbyllet me sukses agjendën evropiane të reformave, duke thënë se afati i fundit për këtë do të jetë muaji shtator.

Ajo këto komente i bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, me ç’rast shprehu përkushtimin e Ministrisë për Integrime Evropiane për mbështetjen në mënyrë që agjenda evropiane e reformave të implementohet sa më shpejt.

“Kemi marrë premtime që të gjitha do të përfundojnë deri në fund të shtatorit, afat që po mendojmë ta përmbushim komplet ERA-n. Ne do të arrijmë që afatin e shtatorit ta zëmë dhe agjenda evropiane e reformave të përmbushet. Jemi duke punuar ngushtë dhe me Kuvendin që të sigurohemi që prioritetet po përmbushen”, u shpreh ajo.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se prioritet i kësaj ministrie është fuqizimi i Prokurorisë Speciale, ku do të rritet numri i prokurorëve.

“Falë një bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, e kemi rritur buxhetin për këshillin gjyqësor dhe prokurorial. Do të kenë staf mbështetës rreth 300 të rinj për vitin 2018. Jemi në rekrutimin të 39 gjyqtarëve të rinj në gjykatën themelore”, tha ai.

Për më tepër, ministri i Drejtësisë tha se është duke u punuar me intensitet edhe në Kodin e procedurës penale, i cili pritet të miratohet në qeveri në muajin shtator, ndërkohë që Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë sot kalon në qeveri.

“E kemi përmbyll në masë të madhe projektligjet që lidhen me luftimin e krimit dhe korrupsionit. Kemi bërë avancim të madh”, tha ai.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë dakorduar në një agjendë të trashëguar të reformave evropiane, duke identifikuar edhe prioritetet.

Në mbledhjen e Qeverisë, Haradinaj ka thënë se një pjesë e këtyre prioriteteve janë realizuar.

Rendi dhe lindi, kundër korrupsioni dhe klima biznesore, janë ndër prioritetet e realizuara, sipas Haradinajt. Kurse, tema të hapura janë: bartja e disa agjencive nga kuvendi, ligji për arsimin e lartë, si dhe  traktati i transportit me Maqedoninë.

“Iu siguroj që kemi interes, është interes i Kosovës dhe qytetareve që jo vetëm atë që njihet si angazhim në rend e ligj dhe përcjellja e rasteve ne proces. Por kemi interesim të vazhdojmë më reformat evropiane. Sepse Kosova është e përcaktuar për perspektiven evropiane”, tha Haradinaj. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat