‘Kryeministri i ardhshëm mund të kërkojë rrogë 20 milionë euro’

Aktuale

‘Kryeministri i ardhshëm mund të kërkojë rrogë 20 milionë euro’

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 19:30
Korab Sejdiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se vendimi për rritjen e pagave të Qeverisë së Kosovës është bërë për interesa personale.“Ky vendim është marrë për interesin personal të kryeministrit, ministrave dhe armatës së zëvendësministrave, kurse sa i përket gjyqtarëve dhe prokurorëve rritja e pagave ka për t’u bërë në mënyrën e duhur, sepse e kemi Ligjin për Gjykatat që ta bëjmë ke këtë”.

“Në aspektin moral ke shërbyesit civilë që ende s’e kanë marrë rritjen që ju takon me ligj. A e di kryeministri që ushtarët e FSK-së mbi një vit nuk e kanë marrë kujdestarinë, sikurse mjekët”, ka thënë Sejdiu.Me vendimin nga kryeministri për t’ia rritur pagën vetes, Sejdiu, ka thënë se kryeministri i ardhshëm mund t’ia bëjë vetes rrogën milionëshe.“Rruga është bërë që kryeministri i ardhshëm të thotë se meritoj rrogë 20 milionë euro”.

“Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shihet se ka pasë moskuptim në esencë se çfarë po ndodhë. Në një anë thuhet se nuk është çështje kushtetuese, në anën tjetër është trajtuar. A ka drejtë qeveria të marrë vendim për rritje të pagave, është pikë ku është bërë shmangie”.“Efektet e aktgjykimit, që paraqet precedent goxha të rrezikshëm. Besoj sinqerisht se në këtë rast është dashtë të vendoset që Kuvendi është ai i cili që vendos për shpenzimin e parasë publike”.

“Anoj ka vendimi mospajtues, sesa ka aktgjykimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat