Flet deputeti Islam Pacolli për arrestimin nga Polica e Kosovës

Aktuale

Flet deputeti Islam Pacolli për arrestimin nga Polica e Kosovës

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:09
Islam Pacolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga AKR-ja Islam Pacolli ka reaguar pasi që u raportua se është arrestuar nga Polica e Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Pacolli ka shkruar se  këtë lajmë e ka quajtur të pavërtetë dhe se ka thënë se është sulm drejtuar kundër tij me tendencë të dëmtimit të imazhit publik.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, përmes këtij shkrimi shfrytëzoj rastin të demantoj shkrimin e disa portaleve informative të cilat kanë dezinfirmuar publikun duke konstatur se “ Deputeti Islam Pacolli është arrestuar për shkak të mospërfilljes së urdhërit nga një zyrtar shtetëror”.

Konstatimi i sipërcituar nga portalet përkatëse është i pavërtetë dhe si i tillë, ky është sulm drejtuar personalisht kundër meje me tendencë të dëmtimit të imazhit tim publik.

Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët e Republikës së Kosovës, mbetem i përkushtuar të vazhdoj të respektoj me përpikmëri Kushtetutën, Ligjet në fuqi si dhe Institucionet e shtetit tonë. Njëkohësisht u bëj thirrje personave përgjegjës të tërhiqen sa më shpejt nga dezinformimet e tilla të opinionit publik.

Sinqerisht:

Islam Pacolli

Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat