Thaçi përshëndet marrëveshjen Athinë-Shkup për emrin e ri të Maqedonisë

Aktuale

Thaçi përshëndet marrëveshjen Athinë-Shkup për emrin e ri të Maqedonisë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 21:14
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter, ka uruar kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev për arritjen e marrëveshjes për emrin.

Thaçi këtë marrëveshje e ka cilësuar si historike dhe sipas tij do të hap rrugë anëtarësimit në NATO dhe BE për tërë Ballkanin Perëndimor.

Ai po ashtu ka uruar qytetarët e këtyre dy shteteve për këtë marrëveshje.

Ky është postimi i potë i presidentit Thaçi:

Unë uroj fqinjët tanë në Athinë dhe Shkup për arritjen e marrëveshjes historike për emrin e ri të Republikës. Tsipras, Zaev dhe qytetarët e tyre duhet të përgëzohen. Kjo mundësi e re për anëtarësim në NATO-s dhe BE, ndihmon Kosovën dhe tërë WB6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat