Haradinaj: I gëzohem lajmit për marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë

Aktuale

Haradinaj: I gëzohem lajmit për marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 21:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas arritjes së marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, ka thënë se çdo lajm i mirë nga rajoni “na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat euro-atlantike të cilat bashkërisht i synojmë”.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

I gëzohem lajmit të shumëpritur për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor. Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë.  Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat