"Opozita të mos e pranojë Thaçin, si udhëheqës të dialogut në Bruksel"

Aktuale

"Opozita të mos e pranojë Thaçin, si udhëheqës të dialogut në Bruksel"

Nga: H.O. Më: 13 qershor 2018 Në ora: 09:29
Hashim Thaçi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që vendi të shkojë, në zgjedhje të jashtëzakonshme para se të fillojë dialogu në Bruksel.

Image
Faik Krasniqi

Mirëpo, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, thotë se zgjedhjet nuk do e zgjidhnin çështjen e dialogut. Por sipas tij, opozita të mos e pranojë Presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të dialogut.

“Dialogu me Serbinë është një çështje jetike, një çështje që i takon gjithë spektrit politik dhe popullit të Kosovës, dhe çdo lëshim në atë dialog do të thotë rrezikim i sovranitetit. Nuk besoj që zgjedhjet e parakohshme do ta zgjidhnin çështjen e dialogut, sepse prapë do të kishim probleme rreth asaj se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë, por me rëndësi është opozita mos ta aprovojë që Presidenti Thaçi ta udhëheq këtë dialog. Zgjedhjet do të ishin mirë të mbahen pas konfirmimit të datës nga ana e BE-së për liberalizim të vizave”, thekson Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat