“Thaçi nuk tregon kush e financoi librin e tij”, media zvicerane e befasuar: E shkruan dy britanikë që nuk kanë raportuar asnjëherë nga Kosova - Bota Sot
“Thaçi nuk tregon kush e financoi librin e tij”, media zvicerane e befasuar: E shkruan dy britanikë që nuk kanë raportuar asnjëherë nga Kosova

Aktuale

E diel, 24 qershor 2018

“Thaçi nuk tregon kush e financoi librin e tij”, media zvicerane e befasuar: E shkruan dy britanikë që nuk kanë raportuar asnjëherë nga Kosova

Nga: P.R Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:35
Hashim Thaçi

Media e njohur zvicerane, Neue Zürcher Zeitung, gjatë ditës së sotme i ka kushtuar një shkrim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me librin e botuar së fundi nga presidenti i Kosovës.

Ndër, ato që shkruan NZZ, është edhe mënyra e financimit të librit të Thaçit.

“Anëtarët e opozitës kërkojnë një hetim parlamentar. Mbi të gjitha, duhet të qartësohet një pyetje: a pagoi presidenti biografinë me paratë e taksapaguesve? Në Vjenë, ku Thaçi prezantoi librin e tij në Akademinë Diplomatike prestigjioze, askush nuk duket ta ketë bërë këtë pyetje.”, shkruan NZZ.

Më tej, media zvicerane befasohet e autorët e zgjedhur për të shkruar librin, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Njëlloj lavdërues është edhe titulli: "Shtet i ri, burrështetasi modern". Autorët janë dy gazetarë britanikë që nuk kanë raportuar më parë nga Kosova apo rajoni”, shkruan NZZ, përcjellë “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test