Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese, tash pagat e tyre shkojnë deri në 4 mijë euro

Aktuale

Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese, tash pagat e tyre shkojnë deri në 4 mijë euro

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:03
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Gjashtë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese Arta Hajrizi, Ivan Cukaloviq, Altay Suroy , Snezhana Botusharova, Selvete Gërxhaliu dhe Gjyqtari raportues Bekim Sejdiu me aktgjykimin pro vendimit të Ramush Haradinajt për rritjen e pagave, kanë vendosur edhe pro rritjes së pagave të tyre. Vetëm dy nga ta kanë kundërshtuar aktgjykimin, portugezi Almiro Rodrigues dhe Gresa Caka-Nimani. Avokati Besnik Berisha thotë se paga e tyre, e cila sipas llogarive mund të shkojë deri në 4 mijë euro, do t’iu rritet me automatizëm. E turpshme.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosjes se në vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave ka pasur shkelje. Ky institucion ka konsideruar se nuk ka pasur prova bindëse nga parashtruesit e lëndës për t’i mbështetur pretendimet e tyre.

Kësisoj, Kryeministri Haradinaj do ta merr pagën mujore 2950 euro, nga 1500  sa e kishte më herët. 

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat