Kthimi i Zharkut i turpshëm, ambasadori O'Connell godet organet e drejtësisë

Aktuale

Kthimi i Zharkut i turpshëm, ambasadori O'Connell godet organet e drejtësisë

Nga: A.M. Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:56
Ruairí O

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell e konsideron si të turpshëm kthimin e ish kryetarit të Kaqanikut, Xhabir Zharku nga arratia, si një njeri i lirë në Kosovë.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, Ambasadori O'Connell ka deklaruar se nuk është bërë asgjë në ndalimin e politikanëve të tjerë për t`i ikur drejtësisë.

Postimi i plotë:

Xhabir Zharku u dënua me tre vjet burg për krimet e tij. Kthimi i tij në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm. Por, turpi i vërtetë është mënyra se si ai ka qenë në gjendje t'i shpëtojë drejtësisë.

Asgjë nuk është bërë për t`i ndaluar politikanët e tjerë kriminalë që bëjnë të njëjtën gjë. Unë nuk shoh asnjë arsye për një kriminel që të ikë nga vendi.

Shpresoj se reformat e Drejtësisë të Qeverisë do të mbyllin shtegun dhe se policia dhe prokurorët do të jenë serioz në luftën kundër krimit të organizuar. MB ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat