Gjyqtari në pushim mjekësor, shtyhet gjykimi i togerit të Policisë - Bota Sot
Gjyqtari në pushim mjekësor, shtyhet gjykimi i togerit të Policisë

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Gjyqtari në pushim mjekësor, shtyhet gjykimi i togerit të Policisë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Seanca gjyqësore në rastin e Fadil Surkishit, oficer i Policisë së Kosovës, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të ndikimit në dy raste të aksidenteve të trafikut, është shtyrë për një ndonjë ditë tjetër.

Arsyeja e shtyrjes së seancës ishte se kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti gjendet në pushim mjekësor.

Kallxo ka marrë vesh se palët kanë qenë të njoftuara me kohë për shtyrje të seancës ndërkaq data për mbajtjen e seancës së radhës ende nuk është caktuar.

Prokuroria e ngarkon Fadil Surkishin, i cili ka gradën e togerit në Polici se në periudhën 2013-2014, si shef i Operativës në Stacionin Policor në Podujevë ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo t’i shkaktojë dëm personit tjetër, ose që seriozisht t’i shkelë të drejtat e personit tjetër.

Aktakuza ngarkon Surkishin se ka ndikuar në dy raste të aksidenteve të trafikut, ku i pari kishte ndodhur në fshatin Dumnicë, komuna e Podujevës, ndërsa i dyti kishte ndodhur në rr. “Skënderbeu” në Podujevë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Surkishi pretendohet se për këto dy raste ka ndikuar te zyrtari policor – dëshmitari Behxhet Gashi, ku edhe e ka detyruar që raportin e parë të aksidentit ta ndryshojë në detajet e aksidentit dhe skicën e vendit të ngjarjes, edhe pse dëshmitari Behxhet Gashi nuk është pajtuar dhe mospajtimin e ka treguar përmes një raporti.

Derisa për aksidentin tjetër, Prokuroria pretendon se i akuzuari Surkishi ka ndikuar dhe e ka detyruar zyrtarin policor Fisnik Veseli që kundër vullnetit të tij të bëjë ndryshimin e raporteve të aksidentit dhe ndryshimin e kallëzimit penal, mirëpo Fisnik Veseli po ashtu ka përpiluar raportin e oficerit duke dhënë arsyen e ndryshimit në raportin e aksidentit dhe kallëzimin penal për rastin në fjalë.

Me këtë Surkishi ngarkohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test