Haxhiu thotë se vendimi për rritje të pagave është vepër penale - Bota Sot
Haxhiu thotë se vendimi për rritje të pagave është vepër penale

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Haxhiu thotë se vendimi për rritje të pagave është vepër penale

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 23:25
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se drejtuesit e Qeverisë së Kosovës janë të pamoralshëm dhe sipas saj vendimi për rritje të pagës është vepër penale.

Haxhiu në ‘DPT të Fidani’ ka thënë se rritja e pagave do t’i kushtojë buxhetit të shteti mbi 7 milionë euro.

“ Këto pare nuk kanë ku ti marrin. Ato nuk janë të parapara as në buxhet. Këto do të merren nga ndonjë investim i paraparë, nga ndonjë shkollë, çerdhe apo dikund tjetër”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka pagën më të madhe ne rajon, dhe sipas saj, kjo tregon se pushtetarët e Kosovës mendojnë vetëm për vete.

“ Çdo qeveri e rajonit e ka te rregulluar çështjen e pagave me ligj. Tek ne kjo nuk po ndodh, dhe pagat po rriten me vendime te qeverisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test