Loshi për qeveritarët: Këta njerëz janë të dhunshëm dhe frikë kanë vetëm dhunën

Aktuale

Loshi për qeveritarët: Këta njerëz janë të dhunshëm dhe frikë kanë vetëm dhunën

Nga: A.M. Më: 14 qershor 2018 Në ora: 07:40
Liri Loshi

Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi ka komentuar pagat e kryeministrit dhe të presidentit të Kosovës, të cilët e kanë më të lart se nga homologët e tyre në rajon.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se qytetarët duhet të ngritën në protesta dhe të kërkojnë ligje të reja për zvogëlimin e  pagave të presidentit, kryetarit te parlamentit, kryeministrit, ministrave, deputeteve...

Postimi i plotë:

Pse duhet kryeministri i Kosovës të jetë i paguar treherë më shumë se kryeministrja e Serbisë. A është Kosova me ekonomi me të fuqishme se Serbia? Jo. Eshte disa here me e dobet. Prodhimet serbe ende vershojnë tregun kosovar, sepse Kosova prodhon fare pak. A jeton qytetari i Kosovës më mirë se ai i Serbisë? Jo. GDP e Kosovës për një kokë banori është më pak se 4000 dollarë, ajo e Serbisë është afër 6000 dollarë. Nisur nga kjo kryeministri i Kosovës duhej ta kishte rrogën aty diku kah 666 euro, hiç më shumë. Edhe presidenti i Kosovës e ka rrogën nja dy a tre herê më të lartë se ai i Serbisë. E tash kush është më patriot për shtetin? A kryeminstri i Kosovës apo ajo e Serbisë? A kryetari i Kosovës, apo ai i Serbisë? A do të thotë kjo se Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli (me rrogë shumë të majme edhe ky) po e bëjnë qytetarin e Kosovës të ndihet keq dhe i pa vlerë tash kur është i lirë nga Serbia?! A mos po e bëjnë këta njerëz qytetarin e Kosovës që ta kthej? kokën me lakmi nga Beigradi dhe të pyes se kush janë këta njerëz që na kanë prirë në luftë kundër Serbis? e tash po e zhvatin Kosovën më keq se Serbia?! Pse lejoni këta kastraveca të luajnë me juve. Pse? A po pritni që tash KFORI t’ju çlirojë nga ta? Ngrituni në protesta dhe kerkoni ligje te reja qe zvogelojne pagat e presidentit, kryetarit te parlamentit, kryeministrit, ministrave, deputeteve... Rrini para parlamenti derisa ligjet e tilla të miratohen. Këta njerëz janë të dhunshëm dhe frikë kanë vetëm dhunën. Kosova nuk bëhet kurrë shtet nëse qytetarët nuk kanë vetëdije për shtetin dhe për rolin e tyre aktiv brenda shtetit. Ose, vendosni te dëgjoni këshillën e Hashim Thaçit kur fol me cinizëm për më shumë dashuri ndaj Kosove, të asaj Kosove që ia bën atij rrogën 4000 euro e që nuk çan kokën për të papunët, por as për dinjitetin e atyre që kanë ndonjë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat