Zogaj: Stërkeqja e pushtetit nuk ndalet nga ata që janë në pushtet - Bota Sot
Zogaj: Stërkeqja e pushtetit nuk ndalet nga ata që janë në pushtet

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Zogaj: Stërkeqja e pushtetit nuk ndalet nga ata që janë në pushtet

Nga: A.M. Më: 14 qershor 2018 Në ora: 07:49
Petrit Zogaj

Analisti Petrit Zogaj përmes një postimi në Facebook ka treguar disa nga format të cilat qytetarët mund të mos kenë mosbindje civile.

E para, sipas,  Zogajt është mos pranimi i një vendimi të nga gjykata, e dyta të gjithë të punësuarit në institucionet publike të kërkojnë rritje të pagave.

Postimi i plotë:

Kushtet jane ideale per nje mosbindje civile ne dy drejtime:

1. Te gjitha qytetaret e Kosoves qe kane nje vendim gjykate, apo edhe qe jane ne proces gjyqesor mos me pranu me e zbatu vendimi ndaj tyre. Menyrat me i zgjedh, e precedenti Zharku me u marre si model.

2. Te gjithe te punesuarit qe marrin pagat nga buxheti publik me kerku me jua rrite pagat, kur po them te gjithe, e kam fjalen nga sherbyesot civil ne administrate, punonjesit e polici, arsimtaret, punetoret shendetesor, e deri tek kompanite e vogla rajonale qe jane publike. Pra, kerkesa me qene e tille qe nese nuk behet rritja, me hy ne greve kolektivisht. Modeli po ashtu eshte i gatshem-vendimi i KM Haradinajt per rritjen e pagave te nje pjese te zyrtareve publik.

Nuk ka asnje shpjegim qe dikush te ike nga zbatimi i vendimeve te gjyqesorit vetem pse eshte pjese e nje partie politike, e te tjeret mos ta kene kete mundesi dhe per me teper, te mos ja krijojne vetes kete mundesi. Dhe po ashtu, nuk shoh asnje arsye qe KM me i rrite rrogen vetes, e te tjeret vetem me u anku per kete.

Dicka eshte e sigurit, sterkeqja e pushtetit nuk ndalet nga njerezit qe jane ne pushtet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test