“Nuk po du me ta dhanë fjalën, çka ki që po bërtet” – reagimi i Xhavit Halitit - Bota Sot
“Nuk po du me ta dhanë fjalën, çka ki që po bërtet” – reagimi i Xhavit Halitit

Aktuale

E martë, 19 qershor 2018

“Nuk po du me ta dhanë fjalën, çka ki që po bërtet” – reagimi i Xhavit Halitit

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:25
Xhavit Haliti

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar pa përplasje mes nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti dhe deputetëve tjerë.

Derisa deputetët e opozitës kërkonin ta merrnin fjalën, ishte nënkryetari Haliti i cili ka reaguar duke thënë se “nuk dëshiron t’ua japë fjalën”

“S’po du me ta dhanë fjalën, çka ki që po bërtet. Çka kini, a po doni me ba hajgare me mu a çka?!”, ka reaguar Haliti.

“Unë nuk ia ndali fjalën kurrkujt, por po e keqpërdorni. Po e kërkon fjalën në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, ka shtuar ai.

“Është bërë foltorja e Kuvendit… mos të flas”, ka reaguar tutje Haliti.

Derisa deputetët e opozitës vazhdonin ta kërkonin fjalën, Haliti vazhdonte të fliste.

“Nuk ka bir nane që e udhëheq Kuvendin dhe që ia bën qejfin 120 deputetëve”, ka thënë ndër tjera Haliti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test