Topalli: Jemi kundër që Hashim Thaçi t’i prijë dialogut me Serbinë

Aktuale

Topalli: Jemi kundër që Hashim Thaçi t’i prijë dialogut me Serbinë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 18:48
Faton Topalli

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, ka thënë se ata janë kundër që Hashim Thaçi t’i udhëheq bisedimet me Serbinë.

“E kemi përvojën me Thaçin edhe si kryeministër edhe në pjesën e dialogut. Ai ka qenë jotransparent dhe kuvendi kurrë nuk ka qenë i njoftuar rreth procesit të dialogut sa ai e ka drejtuar”, ka thënë Topalli.

“Nuk është i përshtatshëm për dialog dhe jemi kundër që ai t’i prijë dialogut me Serbinë”.

Sipas Topallit me rëndësi është që të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kush i prinë këtij procesi është më pak me rëndësi.

“Me rëndësi që të kemi dialog, që të diskutojmë, cilat janë interesat dhe kërkesat tona në raport me Serbinë, më pastaj vjen kush e udhëheq dialogun. Thaçi nuk është i përshtatshëm për shkak të gabimeve që ka bërë”.

“Madje ka një konsensus që Thaçi të mos i prijë këtij procesi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat