Liri Loshi flet për frontet e luftës: Me rafale ahengjesh e festash nuk mund të bëhet libri

Aktuale

Liri Loshi flet për frontet e luftës: Me rafale ahengjesh e festash nuk mund të bëhet libri

Nga: D.RR Më: 14 qershor 2018 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Ish mjeku i UÇK-së, në kohën e luftës, Liri Loshi, ka shkruar në Facebook për frontet luftës, ku thotë se deklaratat e Thaçit se paska qëndruar larg fronteve të luftës, janë në rregull.

Me rafale ahengjesh e festash nuk mund ta bëhet libri, sepse nuk dol libër i luftës, por del një tragjikomedi, shkruan ndër tjerash Loshi.

Postimi i plotë:

E admiroj përgjigjen e sinqertë të Hashim Thaçit se paska qëndruar larg fronteve të luftës. Edhe vetë kam qëndruar larg fronteve. Edhe këta komandantët që i njoh larg fronteve të luftës kanë qëndruar. Por në mesin tonë ka pasur trima që nuk kanë hezituar të përballën me armikun. Shumica e tyre më nuk janë të gjallë. Ata që janë gjallë mezi sigurijnë ekzistencën për vete dhe familjen.

Ata janë të harruar nga komandantët, nga mediat e besa edhe nga shoqëria. Sepse, ata janë heronj të vërtetë që luftën e panë si mundësi për kontributin e tyre ndaj atdheut dhe ata heronj jetojnë ende dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën e historisë, të brezave. Ata nuk flasin, sepse nuk duan ta vrasin emrin me lavdin për veten. Jo për shembull si dikush që flet e nuk di çfarë flet. E pyetën një gjeneral se cila ishte beteja më e rëndësishme ku ai kishte luftuar. Tha se kishte marrë pjesë në shumë beteja, por për ëudi, nuk i kuntohej një e vetme. Sepse kur veçohet një betejë do të dalin edhe njerëz tjerë që do ta kujtojnë të njëjtën dhe dikush mund të mendojë se ajo nuk ishte betejë serioze!

E pyetën ta veçonte një rast se kur kishte qenë në rrezik për jetën. Gjenerali tha se ishin shumë raste, por nuk e përmendi një të vetëm. Ndoshta sikur ta përmendete një dikush do të qeshte: Vërtet gjeneral? Po ai nuk ishte rrezik për jetë, ishte veç një rast i zakonshëm lufte. Gjenerali e ka vështirë të thotë se cila ishte beteja kryesore, cili ishte rasti më i rrezikshëm, ashtu sikurse e ka të vështirë të na tregojë se si e ka bërë milionin e parë për të ardhur deri te i dhjeti.

Ashtu siç e ka vështirë ta pranojë një gabim të vetëm nga shumë gabime në veprimtarinë e tij publike dhe të kërkojë falje qoftë edhe vetëm njëherë. Kërkim falja qenka dobësi për një burrë, kurse rrena virtyt dhe shkathtësi! Edhe për gjeneralët. E pyetën a do të bësh libër për luftën. U përgjigj pozitivisht. Si mund ta bësh librin kur nuk e ke një betejë dhe një rrezik jete për ta veçuar.

Çfarë do të lexojë lexuesi i shkretë që mendon se gjenerali e ka bërë namin, kur libri nuk do të ketë përshkrime betejash. Nuk është se ne nuk kemi shtenë ndonjëherë mbi armikun, por shumica e plumbave, rafale të tëra janë zbrazur për ta shënuar natën e Vitit të ri, ose pasi kemi dëgjuar këngët rapsodike.

S’ka gjë pse kur na duheshin plumbat për armikun i kishim me kimet! Por me rafale ahengjesh e festash nuk mund ta bëhet libri, sepse nuk dol libër i luftës, por del një tragjikomedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat