Kadri Veseli uron Fitër Bajramin: Nihmojeni njëri-tjetrin dhe ata që kanë nevojë

Aktuale

Kadri Veseli uron Fitër Bajramin: Nihmojeni njëri-tjetrin dhe ata që kanë nevojë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 11:00
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka qëndruar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Veseli u prit nga Myftiu Naim Ternava, dhe të dy uruan të gjithë qytetarët e besimit Islam për këtë festë.

Kryeparlamentari tha se kjo është një ditë gëzimi dhe bashkimi për të gjitha familjet.

“Bëj thirrje që të ndihmoni njëri-tjetrin, ndihmoni ata që kanë nevojë, vizitoni familjet në momente të vështira, që janë në skamje. Gjithashtu kujtoni dhe respektoni ata që kanë dhënë gjithçka për vendin, dëshmorët dhe familjet e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat