Limaj viziton BIK’un për Bajram

Aktuale

Limaj viziton BIK’un për Bajram

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 11:21
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka vizituar Bashkësinë Islame

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka vizituar Bashkësinë Islame me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Limaj ka shprehur respektin për sakrificën që kanë bërë besimtarët islamë gjatë muajit të Ramazanit.

Ai ka takuar myftiun Naim Tërnava, ndërsa atje ka shkuar me kryetarën e forumit të gruas, Valdete Bajramin, deputetin Haxhi Shala dhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

Ky është urimi i Limajt në FB:

Bashkë me kryetaren e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami, deputetin Shala dhe ministrin Bytyqi vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës. E uruam Myftiun Tërnava për Festën e Fitër Bajramit. Shpreh mirënjohjen dhe respektin për besimtarët që për një muaj kanë sakrifikuar me përkushtim në përmbushjen e detyrave para Zotit. Shpresoj që edukata dhe sakrifica e Ramazanit të na shërbejë për paqe, harmoni dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit. Urime Festa e Fitër Bajramit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat