Rektori Marian Dema uron Fitër Bajramin - Bota Sot
Rektori Marian Dema uron Fitër Bajramin

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Rektori Marian Dema uron Fitër Bajramin

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 13:56
Marian Dema

Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Marian Dema, ka uruar të gjithë myslimanët për Festën e Fitër Bajramit.

Dema ka uruar që të gjithe qytetarët të jenë të bashkuar para sfidave drejt zhvillimit të Kosovës.

“I nderuar personel i Universitetit të Prishtinës dhe gjithë ju qytetarë të besimit islam,
Ju uroj nga zemra, gëzuar Fitër Bajramin! Me lutjen që tu jetë pranuar agjërimi si sakrificë e përkushtim ndaj besimit tuaj, uroj që kjo festë të ju gjejë me shëndet dhe në harmoni!
Me këtë rast, lutem që kjo festë të gjejë mbarë popullin shqiptar të bashkuar dhe të vendosur për zgjidhjen e të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohemi në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes dhe zhvillimit të Kosovës.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” vazhdon të jetë i përkushtuar drejt misionit të tij, për të ofruar arsimim më cilësor, duke kontribuuar në këtë mënyrë në të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët” thuhet në urimin e Rektorit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test