Thaçi e shpërblen me medalje, por kështu i reagon një qytetar Xhavit Halitit…

Aktuale

Thaçi e shpërblen me medalje, por kështu i reagon një qytetar Xhavit Halitit…

Nga: H.O. Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:06
Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti

Ditë më parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpërblyer me medalje ish- bashkëpartiakun e tij dhe nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Halitin.

I nderuar me këtë shpërblim, Haliti e ka shpërndarë në Facebook, duke shkruar se ndihet i nderuar me këtë medalje nga bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari i tij, Thaçi.

“Ndjehem i nderuar me medaljen e ndarë sot nga bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, shkruan Haliti.

Mirëpo, komentet në "Facebook" nga qytetarët kanë qenë nga më të ndryshmet. Disa e kanë uruar, e disa të tjerë janë treguar shumë kritikë.

Një qytetar ka shkruar se ‘hajni-hajnin’ nuk mundet me vjedhë e këta po e dekorojnë me medalje./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat