Rrëfen ish pjesëtari i UÇK-së: Vetëm dy herë jam takuar me Thaçin në luftë, ishte pa ...

Aktuale

Rrëfen ish pjesëtari i UÇK-së: Vetëm dy herë jam takuar me Thaçin në luftë, ishte pa ...

Nga: H.O. Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:23
Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj

Ish- mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në "Facebook" që pyet se kush e ka formuar UÇK-në, ka treguar për takimet e tij më presidentin Hashim Thaçi gjatë kohës së luftës.

“Kush e ka formuar UÇK-në? - Hashim Thaçi! Gjithnjë sipas Hashimit. - Xhavit Haliti. Gjithnjë sipas Xhavitit. - Ali Ahmeti. Gjithnjë sipas Aliut. Tarak mbi tarak”, shkruan Liri Loshi.

Por, një komentues i ka dërguar atij një foto të Presidentit Thaçi me uniformën e UÇK-së.

Përgjigjja e Liri Loshit ishte se vetëm dy herë e ka takuar Thaçin në luftë dhe ishte pa uniformë.

“Avni, dyhere jam takuar me Thaçin në luftë. Heren e pare ne Likoc ne prak te ofenzives se pare te armikut. Heren e dyte ne Izbice pas ofenzives se dyte. Ne te dy rastet ka qene pa uniforme. Eshte themelues i UÇK-se, njeri nga ata”, shkruan ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat