Në Mitrovicën veriore si midis Beogradit! Grafitet “vdekje shqiptarëve” shihen kudo!

Aktuale

Në Mitrovicën veriore si midis Beogradit! Grafitet “vdekje shqiptarëve” shihen kudo!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 16 qershor 2018 Në ora: 19:19
Grafitet serbe në Mitrovicën veriore

Serbët e Kosovës, në veri të Mitrovicës, jetojnë jetën e tyre pa halle dhe brenda. Ata nuk jetojnë njësoj sikurse shqiptarët e veriut. Serbët gjithsecili paguhet nga shteti serb për qëndrimin e tyre në Mitrovicën veriore. Përderisa shqiptarët pjesës veriore janë të rrezikuar prej tyre, në ndërkohë janë edhe të anashkaluar nga institucionet e Kosovës. Ata nuk marrin asnjë cent nga shteti i Kosovës për qëndrimin e tyre në veri.

Frika e tyre nuk largohet asnjëherë derisa qëndrojnë atje. Nuk janë të siguruar në asnjë moment nga shteti i Kosovës. Edhe pse i kanë kontribuar shumë cështjes kombëtare duke mos e lëshuar vendin e tyre, ata janë të anashkaluar prej qeveritarëve. Po thuajse asnjëhrë nuk vizitohen, e lëre më të ndihmohen me mjete financiare apo morale.

Qindra prej tyre kanë pasur mundësi që të shesin gjithcka në veri dhe të jetojnë të qëtë dhe të lumtur në jug, mirëpo i rezistuan derimë sot rrezikut serb, edhe pse jetojnë në kushte të vështira.

Ata, pra qytetarët e Kosovës të pjesës veriore të Mitrovicës, nuk janë si disa politikanë që dikur jetonin andej, por që nga përfundimi i luftës as për vizitë nuk shkojnë, përvec kur kanë takime me kriminelët serb, kur bëjnë kontrabanda të ndryshme në dëm të Kosovës.

Posa kalon urën e lumit Ibër dhe hynë në pjesën veriore të Mitrovicës, duket që je midis Serbisë! Aty shihen vetëm simbolet serbe, flamurët në çdo pjesë, e gjëja kryesore që të bie në sy ishte kur në gjuhen serbe, pra në cirilicë ishte mbishkrimi “vdekje shqiptarëve”. Aty shqiptarët janë të shkelur. Edhe pse janë shumë pak, jetën e tyre e bëjnë në ankth, kurse shihet vrulli i serbëve të kënaqur duke pirë kafe në kafiteritë të cilat janë të mbushura me plotë njerëz, e po thuajse të gjithë janë serbë.

Tash në veri, afër atyre kafiterive, në rrugën kryesore e cila të dërgon nga ura e Ibrit në qendër të pjesës veriore tashmë është ngritur edhe shtatorja e Car Llazarit. Padyshim kjo është një fitore e madhe për serbët e Kosovës, e në veçanti atyre të veriut.

Përveç kësaj, Serbia ka filluar edhe ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit”, ku pritet të ndërtohen rreth 300 shtëpi për serbë, e kjo është përkrahur edhe nga Rusia.

Por, nuk është kjo e tëra, pasi serbët e Kosovës janë shumë afër që të përfitojnë edhe një “betejë”, dhe këtë së bashku me ndihem e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Beteja e ardhshme e tyre është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që për shumicën shqiptare në Kosovë, po konsiderohet një hap i rrezikshëm për stabilitetin e vendit tonë.

Sipas tyre, krijimi i Asociacionit është një mini shtet serb për brenda shtetit të Kosovës. Qeveria e Kosovës, këto probleme po dëshiron t’i kalon në heshtje, mirëpo opozita dhe qytetarët janë të pakënaqur me këtë.

Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me Precedencën karshi Serbisë e ka humbur fuqinë e tyre politike dhe juridike, e cila kur bëhet fjalë për veprimet e serbëve në Kosovë bëhen të shurdhër dhe të verbër, sa që shpesh herë biem në dyshime së kujt po i shërbejnë kjo elitë politike.

Dëshira e madhe e një klike njerëzish për të qëndruar në pushtet, e pranon çdo kërkesë të Serbisë me heshtje, sepse deputetet nga Lista serbe i kërcënojnë me largim nga koalicioni qeverisës dhe një pjesë të klasës politike ju prishet “shtrofullogu”, dhe po ranë nga pushteti, ata i pret qelia për veprimet e tyre jo njerëzore.

Kjo qeveri, Serbisë po ja lehtëson çdo veprim kundërkushtëtues, çka do që po i teket në Kosovë, ajo po e realizon pa problem, falë këtyre njerëzve që e shiten këtë vend.

Vendosja e bustit të Car Llazarit në veri të Mitrovicës, ishte një provokim i radhës ndaj popullit shqiptar, i cili erdhi me propozim të asamblistëve të Listës Serbe, ku qeveria e Kosovës apo zyrtarët e saj e krahasonin Car Llazarin me komandantin legjendar Adem Jasharin. Natyrisht e tmerrshme ishte kjo.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka fuqinë që ti kontrolloj kufijtë e sajë, ajo e ka humbur fuqinë që edhe veriun ta fus nën ombrellën e vetë, ku po në këtë pjesë ka filluar ndërtimi i një lagje të re me 300 shtëpi, për kolonizimin e serbëve me përkrahjen e Rusisë dhe financimin e Kinës.

Derisa Serbia i provokon shqiptaret e Kosovës me ngritje të shtatores së Car Llazarit, ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit, për Presidentin dhe Qeverinë nuk mjaftojnë por kërkojnë edhe ratifikimin e marrëveshjes së Asociacionit apo më mirë të themi për autonomin e serbëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat