AAK anulon të gjitha Kuvendet zgjedhore

Aktuale

AAK anulon të gjitha Kuvendet zgjedhore

Nga: Bota sot Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka anuluar të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme.

Në njoftimin për media thuhet se arsyjea e anulimit është vdekja e Hilmi Haradinajt, babait të kreut të AAK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme, anulohen.

Departamenti për Mardhënie me Publikun i AAK-së, me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi Haradinaj, i shpreh ngushllimet më të sinqerta Kryeministrit Ramush Haradinaj, Familjes Haradinaj dhe popullit të Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat