Baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën

Aktuale

Baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:31
Hilmi Haradinaj

Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Behxhet Pacolli, pas vdekjes së Hilmi Haradinaj, kanë shkruar se do ta kujtojnë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi. Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës tënde! Pusho i qetë baca Hilmi”, ka shkruar Limaj.

Ndërsa, Pacolli ka shkruar në facebook se baca Hilmi dha gjithçka për Kosovën.

“Ai sot nuk është në mesin tonë, fizikisht, por kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Haradinaj, Gllogjanit dhe tërë Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat