“Baca Hilmi dha kontribut të çmueshëm për çlirimin e Kosovës”

Aktuale

“Baca Hilmi dha kontribut të çmueshëm për çlirimin e Kosovës”

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:41
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të dy dëshmorëve, Luan dhe Shkelzen Haradinaj.

Në një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Baca Hilmi gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut të çmueshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

I pikëlluar me vdekjen e Bacës Hilmi, babait të Kryemistrit Ramush Haradinaj.
Baca Hilmi gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut të çmueshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
Ishte burë i fortë, i cili s'u ligshtu asnjëherë, as edhe kur djemtë i ranë në beteja, për të mos vdekur kurrë.
U prehtë në paqe shpirti yt!
XHH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat