Flasin banorët e Fortesës, tregojnë si e dëbuan

Aktuale

Flasin banorët e Fortesës, tregojnë si e dëbuan

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 18:03
Për mediaka folur Begzad Gashi, banor i fshatit Fortesë.

I vetëquajturi hoxhë i fshatit Fortesë ish-Bellacerkë e Rahovecit, Bedri Bytyçi, pas thirrjeve skandaloze ndaj të ndjerit Hilmi Haradinaj, është përzënë nga ky fshat.

Lajmin se ai nuk është pjesë e Bashkësisë Islame, e ka konfirmuar edhe vetë kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora.

Mirëpo, për media ka folur Begzad Gashi, banor i fshatit Fortesë.

Ai ka thënë se jemi mbledhur të gjithë banorët e fshatit dhe kemi kërkuar që ky hoxhë të largohet nga fshati, për shkak siç deklaroi ai, deklarata e tij është fyese dhe mund të nxiste përçarje.

Ai thotë se menjëherë pasi që e ka postuar Bytyçi statusin e tij në rrjetin social, së bashku me banorët e tjerë kanë shkuar në shtëpinë e tij, por që ai e kishte mbyllur derën dhe nuk u është përgjigjur thirrjeve të banorëve.

“E lexova statusin edhe menjëherë jam nis tek shtëpi a tij. Unë shkova në shtëpi ai e kishte mbyllur derën dhe nuk u përgjigj thirrjeve që i bëmë”, ka deklaruar Gashi për zeri.

Tutje ai ka thënë se për shkak të frikës se mund të eskalojë situata dhe mund të nxiste përçarje, banorët e këtij fshati vendosën që atë ta dëbojnë nga fshati.

“U mblodhëm të me të gjithë bashkëfshatarët dhe kërkuam që këtë hoxhë ta dëbojmë nga fshati. Fshati është shumë hetoregjen, mirëpo kurrë s’kemi pasur probleme të tilla në këtë pjesë. Edhe kemi pas frikë se mos kjo deklaratë e tij do të mund të kishte ndikim negativ, do të mund të ndezte përçarje”, ka deklaruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat