Liberalizimi dhe korrupsioni, “Qeveria nuk mund ta luftojë vetveten”

Aktuale

Liberalizimi dhe korrupsioni, “Qeveria nuk mund ta luftojë vetveten”

Nga: H.O. Më: 17 qershor 2018 Në ora: 18:36
Qeveria Haradinaj

Derisa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ditë më parë ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë vonuar për implementimin e Stabilizim-Asociimit, kjo me gjasë mund të ndikojë edhe në shtyrjen e liberalizimit të vizave, për të cilin pritet që brenda këtij muaji të merret një vendim.

Image
Faton Mehmeti

Mirëpo, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, thotë se kjo qeveri nuk e ka përmbushur kriterin kryesor për liberalizimin e vizave, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të përmbushur kriterin kryesor të liberalizimit të vizave, luftimin e korrupsionit. Andaj, BE është skeptike për dhënien e dritës jeshile për liberalizim të vizave. Kjo qeveri nuk ka vullnet për luftim të korrupsionit, pasi i bie se po e lufton vetveten. Andaj deklarata e zonjës Apostolova ka të bëjë me mungesën e rezultateve konkrete kundër korrupsionit. Ky mund edhe të jetë faktori që të shtyhet ky proces, mjaft i zgjatur”, thotë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat