Tali kërkon të hetohet Kastrati që deklaroi se Kadri Veseli ka ndërtuar pesë shtëpi për skamnorët

Aktuale

Tali kërkon të hetohet Kastrati që deklaroi se Kadri Veseli ka ndërtuar pesë shtëpi për skamnorët

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:07
Hoxha Halil Kastrati

Ish deputeti, Driton Tali thotë se organet e hetuesisë duhet të hetojnë deklaratën e hoxhës, Halil Kastrati, i cili thotë se kryetari i kuvendit, Kadri Veseli ka ndërtuar pesë shtëpi për skamnorët.

Në një postim në Facebook, Tali ka shkruar se duhet të sqarohet deklarata e Hoxhës, nëse është e vërtet.

Gjithnjë sipas tij, nëse del se Veseli ka ndërtuar pesë shtëpitë, siç deklaron Kastrati, ai duhet të sqarojë se ku i ka marr paratë.

Ky është postimi i plotë:

 S'ka Liberalizim derisa nuk hetohen deklaratat publike.

Hoxhe Halil Kastrati duhet te hetohet per deklaraten e dhene lidhur me 5 shtepite e ndertuara nga Kadri Vesli per skamnoret.

Te qartezohet se a ka rrejt Hoxha apo me te vertet Kadri Veseli i ka ndertuar ato shtepi.

Nese nuk ka rrejt, Kadri Vesli duhet t'i sqaroje organeve te hetuesise se ku i morri parate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat