Deputetëve u kërkohet të mos e votojnë Projektligjin për miniera dhe minerale - Bota Sot
Deputetëve u kërkohet të mos e votojnë Projektligjin për miniera dhe minerale

Aktuale

E hënë, 23 korrik 2018

Deputetëve u kërkohet të mos e votojnë Projektligjin për miniera dhe minerale

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:57
Deputetët e Kuvendit sot u pritën më ndryshe

Deputetët e Kuvendit sot u pritën më ndryshe se zakonisht te hyrja e këtij institucioni. Kjo pasi Oda e Afarizmit të Kosovës ka shpërndarë në zarfe kërkesën e tyre për shtyrjen e shqyrtimit të dytë të Projektligjit për miniera dhe minerale, për shkak që ka kaluar pa u konsultuar paraprakisht me bizneset.

Përveç kërkesës së dërguar te shefat e grupeve parlamentare dhe krerëve të tjerë shtetëror, OAK ka zgjedhur që të njoftoj nga afër deputetët e Kuvendit lidhur me brengat e më shumë se 300 bizneseve vendore të cilat preken nga ky Projektligj.

Arta Fejzullahu, përfaqësuese Odës së Afarizmit, ka treguar për KosovaPress se interesimi i deputetëve për të marrë zarfet ishte i ndryshëm. Ajo u shpreh optimiste se të gjithë do të njoftohen lidhur me rëndësinë e kërkesës së tyre.

 Fejzullahu deklaroi se nëse ky projektligj kalon, si i tillë nuk do të jetë në dobi të bizneseve.

Fejzullahu: Ky projektligj nuk është në dobi të bizneseve

"Ne kemi dal para Kuvendit të Republikës të Kosovës për shkak se është kërkuar me u shty shqyrtimi i dytë i projektligjit për miniera dhe minerale. Ne po ashtu kemi marrë pjesë në dëgjimin publik të Kuvendit të Kosovës me datë 28. Kemi mbajtur edhe më herët takime me biznese tjera dhe i kemi marrë rekomandimet e tyre, i kemi dorëzuar, por ato nuk janë marrë parasysh duke mos u përfshirë në projektligj. Dhe në qoftë se kalon sot projektligji, atëherë nuk do të jetë në interes të bizneseve", tha ajo.

Ndërsa Donika Gashi, koordinatore në Odën e Afarizmit, ka bërë të ditur për KosovaPress, se deri më tash vetëm shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti  ka lënë hapësirë për një takim të mundshëm duke treguar interesim rreth kërkesës së tyre.

Tutje, duke folur rreth rëndësisë që ka Projektligji për miniera dhe minerale, Gashi tha se biznese të shumta kanë paralajmëruar protesta me qëllim të shtyrjes së votimit të këtij projektligji derisa të konsultohen me bizneset.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test