Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Maqedoni, ende pa datë

Aktuale

Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Maqedoni, ende pa datë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 14:49
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zyrtar homologun e tij nga Maqedonia, Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zyrtar homologun e tij nga Maqedonia, Bujar Osmani, me të cilin ka diskutuar në lidhje me marrëveshjen për emrin, e cila u arrit fundjavën që lamë pas në mes të Shkupit dhe Athinës, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes disa vjeçare.

Hoxhaj tha se arritja e kësaj marrëveshjeje është lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi që përbënë mbylljen e njërës nga çështjet më të rëndësishme të Ballkanit. 

“E urova zëvendëskryeministrin Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes për emrin, duke krijuar momentum të ri në Ballkan për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike”, tha ai. 

Në takimin me zëvendëskryeministrin Osmani, u diskutua edhe për mbledhjen e përbashkët me Maqedoninë, nga e cila pritet të dalin mbi 15 marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara, ndërkohë që shumë shpejt pritet edhe caktimi i datës së kësaj mbledhjeje. 

Hoxhaj dhe Osmani folën edhe për zhvillimet në rajon dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat