PK: Personi i rrëmbyer nuk është gazetare e ndonjë mediumi shqiptar

Aktuale

PK: Personi i rrëmbyer nuk është gazetare e ndonjë mediumi shqiptar

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka demantuar një pjesë të mediave të cilat kanë raportuar se një person i rrëmbyer në Prishtinë është gazetare e një mediumi shqiptar, duke thënë se një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe se viktima nuk është gazetare e asnjë mediumi apo platforme informimi.

Në komunikatën për media thuhet se dje rreth orës 01:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, nga  persona të dyshuar, një femër është futur me forcë në një  veturë të tipit  Golf 4, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, kanë arritur që të identifikojnë viktimën si dhe shoqëroj në stacion policor S. D., mashkull, 37-vjeç dhe E. A., mashkull, 24-vjeç, që të dy shtetas të Kosovës.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rasti shtrëngim dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit policorë janë në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat