“Serbia të kushtëzohet me arrestimin e kriminelëve të luftës”

Aktuale

“Serbia të kushtëzohet me arrestimin e kriminelëve të luftës”

Nga Më 19 qershor 2018 Në ora: 19:31
Milovan Drecun

I ashtuquajturi kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ditë më parë ka thënë se institucionet e Kosovës ende nuk po i ndjekin penalisht krimet kundër serbëve dhe nuk kanë mbrojtur popullin serb dhe pronën e tyre.

Por në lidhje me këtë çështje opinionisti Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se deklarata e zyrtarit serb Milovan Drecun, nuk është e papritur, pasi Serbia që nga mbarimi i luftës jo vetëm me Kosovën, por edhe me ish republikat tjera të Jugosllavisë ku ka vërë agresion, tashmë mundohet të hiqet si viktimë.

Sipas tij, në rastin me Kosovën, Serbia po tenton të luajë rrolin e viktimës.

Image
Opinionisti Nexhat Haziri

“Ndërsa në anën tjetër kriminelët disa që ka qenë e detyruar ti sjellë para drejtësisë ndërkombëtare, por edhe të dyshuar të tjerë Serbia po i shpërblehen në forma të ndryshme, si me grada ashtu edhe me poste të larta shtetërorë. Ndërsa sa i përket ngritjes së çështjes së krimeve të luftës në dialogun Kosovë -Serbi, është vërtetë për tu habitur pse delegacioni i Kosovës nuk e ka ngritur një çështje të tillë dhe se do të ishte normale nga pala e Kosovës, që të kushtëzohet edhe vet dialogu me këtë çështje, pra Serbia është dashur që të kushtëzohet me arrestimin e kriminelëve të luftës dhe vënien e tyre para drejtësisë për krimet e kryer në Kosovë. Pra mos potencimi i kësaj çështje që ka të bëjë me krimet e luftës, kujtoj se është një lëshim i madh, gati i pafalshëm i palës nga Kosova”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat