Abazi: Thaçi ky shkatërrues i shtetësisë, nuk ka mandat për të përfaqësuar Kosovën në Bruksel

Aktuale

Abazi: Thaçi ky shkatërrues i shtetësisë, nuk ka mandat për të përfaqësuar Kosovën në Bruksel

Nga: N. Sh Më: 20 qershor 2018 Në ora: 10:35
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, analisti Haki Abazi ka vazhduar me kritikat e tij të ashpëra ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Përmes një postimi në facebook, Abazi thotë se Thaçi nuk ka mandat për me përfaqësua Kosovën në dialogun e Brukselit, transmeton gazeta “Bota sot”.

Abazi tutje thotë se, presidenti Thaçi është shkatërrues i shtetësisë, dhe keqpërdorues i pozitës institucionale ku mbron vetën dhe pasurinë e familjarëve të tij si dhe klain Pronto.

Postimi i plotë i Abazit:

Hashim Thaci nuk ka mandat as kushtetues, as ligjor dhe as perkrahjen qytetare per te perfaqesuar Kosoven ne dialogun ne Bruksel.

Deshtimet e deritanishme dhe degradimi i plote te shtetit eshte rezultat i padijes dhe dosjeve per veprimet e bera.

Hashimi Thaci eshte shkaterruesi i shtetesise dhe nje keqperdorues i pozites institucionale per te mbrojtur vehten dhe pasurite e familjareve te tij dhe njerezve qe jane pjese e klanit Pronto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat