LDK merr një vendim të rëndësishëm për zgjedhjet e parakohshme

Aktuale

LDK merr një vendim të rëndësishëm për zgjedhjet e parakohshme

Nga: N.H Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:42
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thotë se humbja e shumicës nga koalicionit qeverisës që ndodhi para tre muajsh e ka futur vendin në krizë.

Kjo parti paralajmëron bojkot të tryezave të ardhshme të partive politike në rast se nuk arrihet konsensus për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Përmes një kumtese, LDK-ja thotë se temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen nga një koalicion i pakicës. Sipas tyre, për të dalë nga kjo situatë, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

Ja komunikata e plotë:

Humbja e shumicës nga koalicionit qeverisës që ndodhi para tre muajsh e ka futur vendin në

krizë. Ky vlerësim i para tre muajve është edhe më aktual tani, pasi kriza është thelluar.

Qeveria nuk mund të adresojë asnjë çështje madhore, përveç vendimeve rutinore të cilat

mund t’i marr edhe një qeveri teknike në detyrë. Kuvendi është jo funksional.

Tryeza e partive politike është iniciuar nga LDK-ja me një temë të vetme që është si të dilet

nga kjo krizë institucionale. Në një situatë të tillë ne nuk mund të bisedojmë për tema të

tjera. Temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen nga një koalicion i

pakicës. Prandaj, për të dalë nga kjo situatë, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

Është në interesin e qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me:

(i) Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave të rëndësisë nacionale, pavarësisht

kush qeveris sot e kush nesër, si dhe

(ii) Caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme dhe përgatitjet e nevojshme për të nxjerrë

një qeveri stabile të një shumice.

Në frymën e kësaj, LDK-ja është e gatshme të bisedojë dhe të arrijë koncenzus. Ndryshe

këto tryeza nuk kanë kuptim. Ne do të përdorim rrugët kushtetuese për të mos lejuar

dëmtimin e vendin nga ky koalicion qeverisës i pakicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat