Sekretari amerikan i shtetit i shkruan letër Pacollit, potencon përkushtimin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën

Aktuale

Sekretari amerikan i shtetit i shkruan letër Pacollit, potencon përkushtimin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën

Nga: A.M. Më: 20 qershor 2018 Në ora: 19:04
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pranuar një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Në letrën e Pompeo drejtuar Pacollit shkruan për përkushtimin e palëkundur për Kosovën si partner strategjik për më tpër, potencon faktin se SHBA do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për një botë më të sigurte dhe më prosperuese.

Postimi i plotë:

Në frymën e miqësisë dhe aleancës së përjetshme, sot pranova një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Sekretari Pompeo duke transmetuar perkushtimin e palekundur për Kosoven si partner strategjik, potencon faktin se SHBA do të vazhdojne të punojnë ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për një botë më të sigurte dhe më prosperuese.

Jam shumë i lumtur që sekretari Pompeo që në fillimet e angazhimit të tij, tregon kujdes të veçantë për Kosovën, e cila është e bekuar të ketë një mbështetës dhe vend aleat sikur SHBA.

Si ministër i jashtëm jam i vendosur dhe përkushtuar për ta kultivuar dhe fuqizuar marëdhënien tonë speciale dhe strategjike me SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat