Limaj: Nisma, zëdhënës i atyre njerëzve që kanë nevojë për përkujdesjen e shtetit

Aktuale

Limaj: Nisma, zëdhënës i atyre njerëzve që kanë nevojë për përkujdesjen e shtetit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:25
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia e tij do të jetë zëdhënës për familjet në nevojë në Kosovë.

Këto komente ai i ka bërë gjatë fjalimit të tij në hapjen e Konventës së punës së kësaj partie në degën e saj në Prishtinë.

“Sonte dega e Nismës Socialdemokrate në Prishtinë, me pjesëmarrjen e rreth 300 delegatëve në Konventën e saj të Punës, vulosi rritjen e madhe të Nismës Socialdemokrate dhe shtrirjen e saj gjithandej vendit.Nga kjo Konventë e Punës, Nisma Socialdemokrate në Prishtinë do të dalë edhe më e fuqishme dhe e gatshme për sfidat e reja. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë aktivistët të cilët nuk po ndalen së punuari për ta rritur e fuqizuar Nismën Socialdemokrate. Mirëseardhje përanëtarët e rinj të cilët kanë zgjedhur familjen tonë politike për ta dhënë kontributin e tyre”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat