Apostolova kritikon ashpër qeveritarët: Të tërhiqet vendimi për paga dhe të pritet miratimi i ligjit

Aktuale

Apostolova kritikon ashpër qeveritarët: Të tërhiqet vendimi për paga dhe të pritet miratimi i ligjit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 10:59
Nataliya Apostolova, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova në një deklaratë për media, ka theksuar se vendimi për rritjen e pagave të marrë nga Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat.

Ajo ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim me qëllimet e përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse.

“Më 12 qershor, Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje ad hoc të pagave për anëtarët e kabinetit, këshilltarë të caktuar, disa nënpunës të lartë civil dhe stafin mbështetës të kabinetit qeveritar. Shpreh keqardhjen time për këtë vendim, pasi që përgatitja e Projektligj për Pagat është në proces e sipër. Ky ligj do të rregullojë një herë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive dhe të drejta. Ky ligj është pjesë e procesit të reformave në administratën publike e të cilin BE-ja e mbështet”, ka thënë Apostolova.

Sipas vendimit të marrë në muajin dhjetor, i cili është shfuqizuar ditë më parë, pasi që Gjykata Kushtetuese nuk e cilësoi atë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të rritet në 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, tani do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore prej 1,150 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat