Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Principatën e Lihtenshtajnit.
Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga ministrja për Punë të Jashtme, Drejtësi dhe Kulturë, Aurelia Frick.
Më pas, kryediplomati kosovar do të vazhdojë vizitën në Konfederatën zvicerane, ku do të pritet nga Shef i Departamentit për Pune të Jashtme, Ignazo Cassis.