Thaçi merr mirënjohje nga përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Kosovë

Aktuale

Thaçi merr mirënjohje nga përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Kosovë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:01
Thaçi me këtë rast tha se komunitetet e Kosovës janë vlerë për Kosovën dhe përsëriti përkushtimin e institucioneve të shtetit të Kosovës për të akomoduar të gjitha komunitetet në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të “Javës Egjiptiane” dhe 24 Qershorit, Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, ka pritur një delegacion të këtij komuniteti, të udhëhequr nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, njëherësh Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane.

Thaçi me këtë rast tha se komunitetet e Kosovës janë vlerë për Kosovën dhe përsëriti përkushtimin e institucioneve të shtetit të Kosovës për të akomoduar të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ndërsa, anëtarët e këtij delegacioni nga Egjipti, presidenti Thaçi i falënderoi për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e shtetit tonë.

“Egjipti është shtet mik i yni dhe jemi mirënjohës për përkrahjen që na keni dhënë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke falënderuar presidentin Thaçi për përkrahjen për komunitetin egjiptian në Kosovë, deputeti Berisha i dhuroi në emër të komunitetit edhe një mirënjohje për kontributin e tij.    

Pjesë e delegacionit ishin edhe aktivistja Mirlinda Hoti, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Isa Osmani, zëvendësministri i MAPL-së, Bashkim Krasniqi, zëvendësministri i MASHT-it, Artan Berisha dhe Shemsi Kopliku, aktivist nga diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat