Troket Gjykata Speciale, intervistohet një dëshmitar për vrasje të pasluftës

Aktuale

Troket Gjykata Speciale, intervistohet një dëshmitar për vrasje të pasluftës

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 14:39
Selia e Gjykatës Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ka nisur punën në terren.

Burimet kanë thënë se një dëshmitar tashmë është intervistuar nga prokurorët në lidhje me një rast që mund të shqyrtohet si proces në Gjykatën Speciale.

Sipas burimeve, dëshmitari është intervistuar në Belgjikë disa muaj më parë dhe se të gjitha shpenzimet e tij i ka marr përsipër Prokuroria.

Dëshmitari (emri i njohur për redaksinë e Indeksonline) është pyetur në detaje për një vrasje që ka ndodhur pasluftës në Kosovë.

Por, pavarësisht këtyre lëvizjeve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, zyrtarisht ende asnjë aktakuzë nuk është ngritur në Gjykatën Speciale.

Pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 5 korrik 2017, Dhomat e Specializuara të Kosovës mund të marrin dhe të procedojnë parashtrime gjyqësore, ndër të cilat edhe parashtrime në lidhje me çfarëdo akuzash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat