Arifi: Vendimi i qeverisë për ngritjen e pagave, legal dhe legjitim

Aktuale

Arifi: Vendimi i qeverisë për ngritjen e pagave, legal dhe legjitim

Nga: N.A Më: 21 qershor 2018 Në ora: 16:25
Avni Arifi

Shefi i kabinetit të kryeministrit Haraidna, Avni Arifi përmes një statusi në facebook ka mbështetur vendimin e shefit të tij për rritje të pagave.

Arifaj ka shkruar nëse sipas ekspertëve Kosova ne vit i humb 25 milionë euro atëherë në  që nga viti 2013 Kosova i ka humb 150 milionë euro, andaj edhe BE do te ishte mire te siguroje implementim të marrëveshjes për energjinë

Arifi tutje ka shtuar se vendimi i Qeverise se Kosovës për ngritjen e pagave është vendim legal dhe legjitim

Më poshtë mund të lexon statusin e plotë:

Vendimi i Qeverisë së Kosoves për ngritjen e pagave është vendim legal dhe legjitim. Dhe gjithsesi kushtetues. BE do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantiar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjës për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro. Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim.?Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjën e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlersime për vendime legjitime politike gati si parti politike qe synon sukses elektoral zgjedhor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat