Ja sa do të paguhen zyrtarët për udhëtime jashtë vendit me vendimin e ri

Aktuale

Ja sa do të paguhen zyrtarët për udhëtime jashtë vendit me vendimin e ri

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Zyrtarëve  të institucioneve shtetërore u është pakësuar luksi që kanë pasur deri më tash gjatë udhëtimeve zyrtare.

Nga fillimi i muajit korrik ata do të kenë më pakë para të buxhetit të Kosovës, për t’i shpenzuar gjatë udhëtimeve zyrtare që kanë bërë.

Kjo pasi ministri i Financave, Bedri Hamza ka marrë vendim për uljen e pagesave për udhëtime zyrtare, vendim ky i cili do të hyjë në fuqi që nga muaji korrik.

Për disa vite deputetë e përfaqësues tjerë institucional janë paguar më shuma të larta të mëditjeve në udhëtimet e tyre, duke mos harruar edhe pagat e larta që kanë e privilegje tjera, e numrin e madhe të pjesëmarrësve në disa udhëtime shkruan lajmi.net.

Por, më vendimin e ri të ministrisë, ulje të shpenzimeve janë paraparë për udhëtime në disa vende.

Sipas këtij vendimi për udhëtimet në Shqipëri, mëditjet kanë qenë 209 euro, ndërsa tani do të paguhen 130 euro. Në këto tarifa përfshihen fjetja dhe ushqimi bashkë me shpenzime të tjera.

Me tarifa të njëjta është edhe për vendet tjera të rajonit, si Maqedoni.

Ndërsa, që për disa vende pagesa për mëditje ka shënuar rritje.

Në Zvicër nga ato janë rritur nga 251 euro në 320 euro, ndërsa për Afganistan nga 82 euro shkon deri në 200.

Shoqëria civile në Kosovë, e cila kishte kritikuar shpenzimet e shumta për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, ka mirëpritur këtë vendim të ministrit Hamza.

Valmir Ismaili nga Demokraci Plus, ka thënë se vendimi edhe pse i vonuar është i mirëseardhur.

Ai ka thënë se këto mjete janë keqpërdorur edhe në rastet kur shpenzimet kanë qenë të hequra nga organizatorët.

“Përveç që nuk kanë qenë të rregulluara si duhet, ato edhe janë keqpërdorur. Edhe në rastet kur organizatorët i kanë mbuluar të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit, zyrtarët e institucioneve publike prapë kanë marrë mëditjet e plota. Po ashtu edhe ky lloj nivelizimi është i domosdoshëm pasi që shpenzimet në disa vende janë shumë më të larta se në vendet tjera”, është shprehur Ismaili.

Ai ka thënë se  çështja e mëditjeve është vetëm një nga shumë mundësitë që institucionet publike e përdorin për të keqpërdorur paranë publike.

“Shpenzimet për karburante, shpenzimet për telefona, si dhe shpenzime tjera në mallra dhe shpenzime janë forma tjera që do të duhej të rregulloheshin më mirë në mënyrë që të ruhej më mirë paraja publike”, ka përmendur disa nga to ai.

Udhëheqësit zyrtarë përveç mëditje për udhëtime zyrtare, shpesh kanë keqpërdorur edhe veturat zyrtare duke i shfrytëzuar ato edhe për punë private, e deri të shkuarja në pushime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat