Presidenti Thaçi i pikëlluar nga vdekja e diplomatit Xhafer Ahmeti

Aktuale

Presidenti Thaçi i pikëlluar nga vdekja e diplomatit Xhafer Ahmeti

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 23:10
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e diplomatit kosovar, Xhafer Ahmeti.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi ka thënë se e ka pikëlluar shumë lajmi për vdekjen e parakohshme të Xhafer Ahmetit.

Për konsullin e Kosovës në Mal të Zi, presidenti tha se ka qenë gjithmonë një bashkëpunëtor i mirë dhe i çmuar.

“Ishte një prej diplomatëve më të dalluar të Kosovës, me përplot energji për të punuar”, ka theksuar presidenti, duke ngushëlluar familjen Ahmeti, miqtë dhe kolegët e diplomatit të ndjerë.

Lajmin për vdekjen e Xhafer Ahmetit e bëri publik ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat