Në mbrëmjen e së enjtës, në një nga odat e Drenicës, ku prezent ishte edhe Sami Lushtaku, në një moment u dëgjuan krismat nga një person që ishte aty, i cili në video shihet se gjuante nga dritarja.
Pas shkrepjes së plumbave, ishte Sami Lushtaku ai që ia zgjati dorën personit që gjuajti, në një mënyrë përgëzimi për gjuajtjen e tij, shkruan “Bota sot”.
Kjo nuk ishte hera e parë që Lushtaku është prezent në momente të tilla, pasi që ai ishte edhe në dhjetor të vitit të kaluar në odën e Fatmir Limajt, në rastin e lirimit të këtij të fundit, e gjithashtu edhe aty pati krisma, madje edhe nga figurat e skenës përbërëse politike në vend.
Momenti kur gjuan me armë, mund ta ndiqni nga minuta 06:30: